Shoqata Kulturore Lëvizja Shqiptare
Shoqata Kulturore Levizja Shqiptare
Gartenstarsse 37
4562 Biberist
info@levizjashqiptare.ch
Sigurimi i së drejtës për të votuar online. Një ndër qëllimet kryesore të Shoqatës është mbrojtja dhe avancimi i të drejtave demokratike të diasporës shqiptare, duke punuar për mundësinë e votimit online. Kjo do të lehtësojë pjesëmarrjen në procese demokratike dhe do të forcojë lidhjen e diasporës me vendlindjen.
Zgjidhja e problemeve të shprehura nga diaspora me anë të kërkesave të drejtpërdrejta në institucionet evropiane dhe zvicerane.Organizimi dhe përfaqësimi i diasporës shqiptare në Zvicër.
Promovimi i interesave politike, shoqërore, kulturore dhe qytetare të anëtarëve.Bashkëpunimi me organizata, shoqata në Zvicër dhe subjekte politike është thelbësor, ndërsa në Maqedoninë e Veriut bashkëpunojmë me Aleancën për Shqiptarët, e cila është zëri ynë në Parlamentin e Maqedonisë Veriore.
Ruajtja dhe promovimi i identitetit kombëtar, gjuhës dhe kulturës shqiptare.